Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i gjykatës për pezullimin e asamblesë së 2 marsit, përmbaruesit zbarkojnë në zyrat e FSHF-së


Pas vendimit të gjykatës për bllokimin e Asamblesë së FSHF-së të parashikuar për në datën 2 mars 2022, përmbaruesit kanë zbarkuar në zyrat e FSHF-së për të ekzekutuar vendimin.

Sipas gjykatës çdo vendim i marrë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv në datën 21 janar 2022 nuk vlen juridikisht deri në përfundimin e e gjykimit me themel të çështjes.

Vendimi i gjykatës erdhi pas përplasjes mes kreut të FSHF-së Veliaj e kryebashkiakut të Tiranës Veliaj dhe vjen pak ditë para ditës së paracaktuar nga FSHF-ja për zgjedhjet në këtë institucion ku do përcaktohej kreu i ri dhe organet drejtuese.

Vendimi i gjykatës

  1. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit datë 21.01 2022 të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, për thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, e planifikuar për të zhvilluar punimet në datë 02.03.2022 ora 10:00, deri në përfundim të gjykimit të themelit të çështjes.
  2. Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, në ushtrimin e kompetencave të tij statutore, në organizimin, mbikqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-se të datës 02.03.2022, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga Gjykata në lidhje me objektin e kërkesëpadisë.
  3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.