Vendosni fjalën kyçe....

“Komisioni i malit që polli disa miushë” – Spiropali për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve


Në seancën e sotme ple nare në Kuvend, Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, sulmoi Komisioni Hetimor për Inceneratorët duke thënë se duhej të “ishte pagëzuar komisioni i malit që polli disa miushë”.

Ndërsa për kryetaren e Komisionit Jorida Tabaku, tha se ishte sjellë si hetuese por ditën e djeshme e kaloi me kokën ulur duke lexuar mesazhet.

“Zoti Basha, unë nuk e kuptoj ku e gjeni ju guximin të ngriheni të përsërisni të njëjtën kasetë ku dje në epilogun e komisionit hetimor, u pa qartë si ai komision duhet të ishte pagëzuar ‘komisioni i malit që polli disa miushë’.

E qartë për gjithë shqiptarët fakti që ju keni gënjyer. Keni mashtruar. Ju u nisët për të nxirë dhe zbardhët cështjen e impiantet, faleminderit për ngritjen e atij komisioni të gjithë deputetëve se më në fund qytetarët patën mundësi të shohin e dëgjojnë si ju jeni një opozitë joserioze jo vetëm e thërrmuar në grimca por dhe grimca pa pikë besueshmërie.

Kryetarja që e nisi duke ngritur gishtin si hetuese e asaj kohe me një vetëkënaqësi në fytyrë sikur të ishte zgjedhur kryprokurore e kombit mbante kokën ulur e lexonte mesazhet që sa vinin e rralloheshin, dhjetë orë në një zbardhje jo se iu detyroheshim ju, por për publikun dhamë një shembull ushtrim demokracie.”- deklaroi Spiropali.