Vendosni fjalën kyçe....

Biden shpall sanksionet ndaj Rusisë: Nuk do marrë më para nga Perëndimi


Sanksionet e reja ekonomike do të vendosen ndaj institucioneve më të mëdha financiare të Rusisë, si dhe “elitës dhe anëtarëve të familjes së Rusisë”, njoftoi të martën presidenti i SHBA Joe Biden në përgjigje të njohjes së fundit nga Moska të Republikave Popullore të Donetskut dhe Luganskut.

Biden iu referua njohjes si “fillimi i një pushtimi” të Ukrainës.

Ai shpalli sanksione për borxhin sovran.

Biden thotë se kjo do të thotë shkëputje e qeverisë ruse nga financat perëndimore.

“Nuk mund të marrë më para nga Perëndimi,” deklaroi Biden.

Ai tha se SHBA-të do të vazhdojnë të “përshkallëzojnë sanksionet” nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë veprimet e saj në Ukrainë.