Vendosni fjalën kyçe....

Kina i vjen në ndihmë Italisë me gjysmë milioni maska e 150 mijë doreza


Kina i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Italisë për ndihmë në lidhje me ventilatorët dhe maskat kirurgjikale.

Siç shkruan Il Fatto Quotidiano, Kina po dërgon gjysmë milionë maska, 4 ton materiale mjekësore, 1800 kostume mbrojtëse dhe 150 mijë doreza. Kjo falë organizatave bamirëse të ndryshme.

Një ekip ekspertësh nga Kryqi i Kuq Kinez tashmë kishin mbërritur në Romë, me të tjera ndihma për të mbështetur specialistët italianë në luftën kundër Covid-19, duke ndarë me ta përvojën dhe njohuritë e grumbulluara në këto muaj.

Grupi kinez “Blue River”, i cili që prej vitit 2016 operon në Sardenjë në degën e qumështit me kompaninë Alimenta, ka aktivizuar një urë solidariteti midis Kinës dhe ishullit Mesdhe, ku katër ton pajisje mjekësore, 1.800 veshje mbrojtëse mjekësore, 40,000 maska, 250,000 doreza. Nisma u realizua me mbështetjen e institucioneve të provincës kineze Hunan dhe rrethit të Wangcheng.

Ndërkohë dhe Fondacioni i bamirësisë i lidhur me Alibaba, së bashku me fondacionin Jack Ma, dërguan gjysmë milioni maska ​​në Europë: një aeroplan ngarkesash u ul dje në Liège, Belgjikë, dhe destinacioni i fundit është Italia. Joey Tan, menaxher për komunikimin në zyrën e grupit, tha se gjysmë milioni maska ​​do të kontrollohen dhe shpërndahen me kamionë në Itali, ku Kryqi i Kuq lokal do t’i marrë dhe menaxhojë ato.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *