Vendosni fjalën kyçe....

Përsëri debate në Komisionin Hetimor pas largimit të Sakos, Felaj: Respektoni dëshmitarët


Përsëri debate në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, pas largimit të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako.

Deputetja socialiste Ermonela Felaj kërkoi nga kryetarja Jorida Tabaku dhe anëtarët e tjerë të opozitës që të kenë respekt për dëshmitarët.

Ndërsa Tabaku paralajmëronte për kallëzim penal ndaj kryebashkiakes që la mbledhjen, deputeti Belind Këlliçi akuzoi Felajn, se që nga dita që ajo u shfaq në komision, ajo po përpiqet që të shkatërrojë hetimet.

Pjesë nga diskutimi.

Felaj: Na pëlqen apo jo, duhet t’i respektojmë dëshmitarët. Duhet të dëshmojmë kulturën tonë.

Tabaku: Bëjmë thirrje të përgatitet një kallëzim për kryebashkiaken Sako, që la mbledhjen.

Këlliçi-Felajt: Keni ardhur me mision të qartë për të prishur komisionin e për të bërë zhurmuesin. Sako ka kurajon të largohet nga komisioni. Është pikërisht kjo arrogancë, duke nisur me Edi Ramën, Veliajn, etj., kanë shkelur gjithë ligjet për këtë aferë. Kjo, që duhet të jepte përgjigje sot, më 14 shkurt i ka dhënë 200 mijë euro një personi në kërkim, Klodian Zotos. A fliste ajo sot me Vangjush Dakon, teksa ishim në komision?

Znj. Felaj, është e dallueshme si drita e diellit, që ky komision ka një çrregullim total, që ditën që jeni shfaqur ju në komision. Me gjithë eksperiencën që mund të keni, nëse keni mision të shkatërroni punën e këtij komisioni, është e kotë. Arrogancë të tillë ndaj deputetëve, nuk e kam parë ndonjëherë. Nëse doni që të bëjmë këtu shoë dhe të zihemi, kjo nuk është objektiv i komisionit.

Felaj: Jorida, mos e bëj më këtë gjë, fole një orë ti, e prishe mbledhjen.