Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Kodrës së Prftit dalin në protestë: Projekti i ndryshuar i Unazës së Madhe prek më shumë banesa


Banorët e Kodrës së Priftit të cilët preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe kanë dalë në protestë.

Ata pretendojnë se projekti fillestar është ndryshuar dhe projekti i ri prek më shumë banesa. Sipas tyre ndryshimi është bërë për një “oligark” që ndërton në zonë të marrë më shumë sipërfaqe për ndërtim.

Deklaratat e banorëve për mediat:

Banori: Edhe një injorant e kupton, që bëhen studime, pastaj bëhet projekti.

Banorja: Kam 26 vite që e kam ndërtuar shtëpinë, letra më vjen para dy javësh, ku më thonë se nuk të legalizohet shtëpia, se do të bëhet Unaza. Pse na mbajtën 26 vite? Na mashtruan, na gënjeyn. Kam 26 vite pronare e shtëpisë dhe sot nuk njihem, na nxjerrin jashtë. Jemi tre familje, taksat i kemi paguar vit për vit. Ku të shkojmë? A ndërtoj dot në këtë moshë shtëpi, jam 65 vjeçe. Jemi bërë me depresion, po shkatërrohemi, nuk flemë tërë natën. Është një “peshk i madh” këtu, që do të ngrejë vila. Ai na mund neve.

Banori: Edo shiko se dikush po ta punon pas shpine. Nuk e di kush, por ndonjë lepurush apo urith në oborret e tua është duke bërë popullin të vuajë. Unë e kam mik kryeministrin, kam komunikuar përmes email-eve me të.