Vendosni fjalën kyçe....

Zakharova: Befas perëndimorët harruan të drejtat e njeriut, vranë miliona njerëz me eksperimente gjeopolitike


Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë ka ironizuar komunitetin perëndimor lidhur me ‘të drejtat e njeriut’.

Zakharova shkruan se krejt papritur askush nuk flet për to në zonën e Donbass-it.

Ajo bën thirrje për ndihmë ndaj komunitetit në fjalë përkundrejt atyre që ajo i quan krimetë regjimit tyë Kievit duke theksuar se vendet perëndimore po bëhen bashkëpunëtorë në krim.

“A e keni vënë re se si i gjithë komuniteti perëndimor ka harruar papritur të drejtat e njeriut? Si nuk kanë arritur të kujtojnë fjalët magjike që i kanë lejuar të shkelin ligjet e kombeve sovrane dhe të drejtën ndërkombëtare në të kaluarën: ‘civilët’, ‘infrastruktura jetike’, ‘fëmijë dhe të moshuarit’, ‘gratë dhe vajzat’, ‘qasje për organizatat humanitare dhe gazetarët, etj. Sipas ‘demokracive të civilizuara’, asnjë nga këto gjëra nuk duhet të mbrohet në Donbass, sepse ata nuk besojnë se ndonjë prej tyre ekziston atje. Por ato ekzistojnë, dhe kërkojnë ndihmë dhe mbështetje të vërtetë, jo të rreme, ndërsa ata që vazhdojnë të injorojnë gjendjen e njerëzve në Donbass do të bëhen bashkëpunëtorë të krimeve kundër njerëzimit që po kryhen nga regjimi i Kievit.” – shkruan ajo në Facebook.

Më tej ajo shton se vendet perëndimore që përhapin demokracinë kanë shpëtuar nga shumë gjëra. Zakharova thekson se miliona civilë janë vrarë anembanë botës si rezultat i eksperimenteve gjeopolitike.

Në fund ajo shkruan se Rusia u është kundërvënë këtyre ‘tërbimeve’ si në rastin e sulmit të SHBA-së e Britanisë ndaj Irakut si dhe përpjekjet e tyre për ndryshimet e regjimeve në Lindjen e Mesme e Afrikën e Veriut. Zakharova thekson se Rusia është mësuar të kundërshtojë të keqen, se është në anën e duhur të historisë siç e dëshmon me fakte.

“Vendet perëndimore që përhapin demokracinë i kanë shpëtuar shumë gjëra. Ata miliona njerëz që u vranë anembanë botës si rezultat i eksperimenteve të tyre gjeopolitike nuk do të jenë në gjendje t’i japin llogari vrasësve të tyre. Rusia ka bërë gjithçka në fuqinë e saj për t’iu kundërvënë këtyre tërbimeve: duke penguar rezolutat e rreme të Anglo-Saksonëve në OKB për të pushtuar Irakun, duke mos u bashkuar me pushtimin e shteteve sovrane dhe ndryshimin e regjimit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, duke mbrojtur shtetet sovrane. me kërkesën e tyre nga terrori ndërkombëtar, duke mos lejuar shfarosjen e popujve në baza etnike dhe duke bërë thirrje për unitet për paqen e bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Vendi ynë është mësuar të kundërshtojë të keqen. Rusia është në anën e duhur të historisë dhe këtë e dëshmon me fakte çdo herë.” – mbyll reagimin  Zakharova.