Vendosni fjalën kyçe....

Plas sherri në transmetim live, gazetari godet deputetin pro-rus në Ukrainë (VIDEO)


Tensionet në Ukrainë nga kufiri duket se janë zhvendosur edhe në ekranet televizive. Një video  është bërë virale në rrjet pasi një gazetar në Ukrainë goditi me grusht një politikan pro-rus gjatë një diskutimi rreth një sulmi të mundshëm të Rusisë kundër Ukrainës.

Videoja e incidentit tregon gazetarin Yuriy Butusov duke goditur deputetin Nestor Shufrych në fytyrë. Ky i fundit iu kthye dhe për një minutë ndjekësit shohin sherrin mes tyre në studio, ndërsa të pranishmit përpiqen t’i ndajnë.

Shufrych është një nga 450 deputetët në Verkhovna Rada, parlamenti i Ukrainës.

Sherri pasi pasi gjatë emisionit, politikani ukrainas refuzoi të shprehet kundër presidentit rus Vladimir Putin pasi gazetari e pyeti atë nëse Putini ishte një “vrasës dhe kriminel”.

“Le të merren autoritetet e Ukrainës me këtë.”- u përgjigj Shufrych.

Në studiu ishte i pranishëm dhe ish-presidenti Petro Poroshenko i cili u tall me Shufrych për përgjigjen e tij duke thënë: “Ka një agjent rus këtu në studio“. Këtu gazetari i afrohet politikanit dhe e qëllon.

Pas sherrit, Shufrych i gjakosur u kthye për të vazhduar shfaqjen dhe u tall me Butusov duke thënë se e kishte “gërvishtur si një vajzë”, sipas Daily Beast.

Ky incident vjen pas tensioneve në rritje akuzave nga Perëndimi se Rusia ka në plan të pushtojë Ukrainën.