Vendosni fjalën kyçe....

Moska e Kievi akuza të ndërsjella për shpërthimet në kufirin mes dy vendeve


Moska dhe Kievi janë përplasur me njëri-tjetrin lidhur me tensionet e ditëve të fundit në rajonin e Donbass dhe në një fshat pranë Donetsk-ut.

Sipas shërbimit rus të sigurisë, FSB, dy shpërthime janë raportuar në pjesën ruse të kufirit, të cilat kanë qenë goditje artilerie, thuhet në një deklaratë.

“Një nga predhat shpërtheu dy kilometra larg kufirit ruso-ukrainas në periferi të fshatit Mityakinskaya”, thanë autoritetet.

“Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa mësohet se ka nisur një hetim penal.” – thuhet më tej në deklaratë. Ndërkohë që zyrtarët nuk kanë deklaruar ende publikisht se kush besojnë se është përgjegjës për incidentet e supozuara, ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba ka këmbëngulur se ato nuk kishin asnjë lidhje me forcat e armatosura të Kievit.

“Ne hedhim poshtë me vendosmëri të gjitha akuzat për çdo predhë të supozuar të Ukrainës që bie në territorin rus”, shkroi ai në Twitter.

“Ukraina nuk ka hapur kurrë ndonjë zjarr të tillë. Ne bëjmë thirrje për një hetim ndërkombëtar të menjëhershëm dhe të paanshëm të incidenteve të raportuara nga mediat ruse. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu ka hedhur dyshime mbi lajmin.” – vijon deklarata.

Ndërsa Ukraina ka akuzuar militantët prorusë se kanë sulmuar ministrin e Brendshëm ukrainas Denis Monastyrsky, së bashku me një grup ligjvënësish dhe 25 gazetarë të huaj në Donbass, tha të shtunën Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm.

“Ministri i Punëve të Brendshme Denis Monastyrsky, një grup deputetësh, si dhe 25 gazetarë të huaj sapo janë sulmuar me granata”, shkroi Gerashchenko në Facebook.

Incidenti i supozuar ndodhi pranë fshatit Novoluganskoe në republikën e vetëshpallur të Donetskut.

“Për mrekulli, askush nuk u lëndua,” tha Gerashchenko, duke shtuar se gazetarët nga CNN, Fox News, Washington Post, NeW York Times dhe Voice of America patën mundësinë të shihnin vetë ‘kush po përgatitej për një sulm ndaj Ukraine paqësore’.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se po kërkon të krijojë një pretekst për një pushtim. Moska i ka mohuar kategorikisht akuzat.