Vendosni fjalën kyçe....

Do trajnohen dhe punësohen në bankë, përzgjidhen 20 studentë të UMSH


Universiteti Mesdhetar përzgjodhi studentët që do të bëhen pjesë e programit të  trajnimit  dhe punësimit pranë Bankës Raiffeisen.

Janë 20 studentë të cilët ndjekin programet Master dhe Bachelor pranë fakultetit të Shkencave Ekonomike, të cilët do të jenë pjesë e këtij programi si : “Officer i Shitjeve Direkte”.

Kjo është një tjetër mundësi që UMSH u jep studentëve të tij për t’i afruar pranë tregut të punës, si dhe kujdeset deri në punësimin e tyre.

Në sajë të marrëveshjeve të bashkëpunimit që UMSH ka me dhjetëra institucione publike dhe private, studentët kryejnë praktika profesionale që i përgatisin për tregun e punës.

Kjo është një nga pikat më të forta të filozofisë me të cilën UMSH edukon studentët e tij.

Në përfundim të studimeve në degën që kanë zgjedhur, ata kanë kryer gjithashtu disa trajnime dhe intershipe dhe mund të rekrutohen për t’u punësuar në kompani të ndryshme apo administratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *