Vendosni fjalën kyçe....

PD publikon dokumentet: Rama i jep Klodian Zotos inceneratorin e Vlorës


Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se i ka dhënë inceneratorin e Vlorës kompanisë së Klodian Zotos.

Në një postim në Facebook nga Departamenti i Antikorrupsionit të selisë blu, theksohet se pasi i dha Zotos inceneratorët e Elbasanit, Fierit e Tiranës, Rama i ka dhënë Zotos edhe atë të Vlorës.

Departamenti ka publikuar dy dokumentet që sipas tij e vërtetojnë këtë gjë.

“Edhe Landfill-i i Vlorës shkon për Zoton. Kur bëhet fjalë për mbetje (plehra) të ngurta, apo jo, landfill, incenerator, i ndërtuar apo në letër, automatikisht duhet të të vijë në mendje Klodian Zoto. I përfshirë dhe përfitues në djegësin e Elbasanit, i dhënë kompanisë fantazëm të krijuar enkas për të lidhur kontratën;

I përfshirë dhe përfitues në landfillin e Fierit, pa garë dhe transaksione kuotash të paligjshme, landfill të cilit i dihet vetëm emri, sepse për trajtim mbetjesh ende nuk e ka uruar kush “Punë e mbarë!”, ndërkohë që gjendet me arkën me plot 24 mld lekë;

Patjetër i përfshirë dhe përfitues në landfillin e Tiranës, gjithnjë pa garë dhe me skema kompanish offshore.

Nuk mund të mos përmendet veprimtaria jashtë territorit të RSH-së, deri në Zimbabëe, që tronditi vendin në fjalë për nivelin e lartë të përfshirë në aferë identike korruptive.

Harta e mbetjeve së fundmi përfshin Vlorën: Kryeministri miraton ndërtimin e landfillit të Vlorës, përfitues nuk mund të ishte tjetërkush pos Zotos.” – thuhet në reagimin e PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *