Vendosni fjalën kyçe....

PD: Bashkia Durrës konfirmoi denoncimin se 526 familje përfituan fonde tërmeti 35 ditë para zgjedhjeve


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara për denoncimin se Bashkia Durrës ka dhënë fonde tërmeti për 526 familje 35 ditë para zgjedhjeve.

Bashkia Durrës konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ pranon kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara.

Partia Demokratike kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.

Partia Demokratike nuk do të lejojë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetet e vendosur në përpjekjen e saj për të garantuar fitoren përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”-thuhet në deklaratën e PD-së.