Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada ruse kritikon portalin BalkanWeb: Po bien në grackën e medieve britanike


Ambasada e Rusisë në Tiranë ka kritikuar portalin BalkanWeb për rënien në grackën e mediave britanike nisur kjo nga gafa që Ministrja e Jashtme Britanike Liz Truss bëri në një takim me homologun e saj Lavror.

Kritikat e Ambasadës janë bërë lidhur me lajmin që Rusia pritet të pushtojë Ukrainën për 48 orë duke cituar burime të mediave britanike.

Trendi, i vendosur nga Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss në një takim me ministrin Sergej Lavrov në Moskë, gjatë të cilit ajo shpalli mosnjohjen e sovranitetit të Rusisë mbi rajonet e Rostovit dhe Voronezhit (https://reut.rs/36g0UnZ), ndiqet me sukses nga gazetarët e portalit “Balkan Web”-shkruan Ambasada.

Gazeta ruse Kommersant tre ditë më parë raportonte duke cituar dy burime diplomatike të thoshin se gjatë takimit mes Truss dhe Lavrov me dyer të mbyllura të enjten, Lavrov e kishte pyetur Truss-in nëse ajo e njihte sovranitetin rus mbi Rostovin dhe Voronezhin – dy rajone në jug të vendit ku Rusia ka ndërtuar forcat e saj.