Vendosni fjalën kyçe....

Spektakël golash në Loro Boriçi, Vllaznia mund Teutën


Në sfidën mes Vllaznisë dhe Teutës të zhvilluar në Loro Boriçi në Shkodër ka pasur një spektakël golash.

Sfida ka përfunduar me rezultatin 4-2 në favor të Vllaznisë.

Vllaznia shënoi 3 gola të shpejtë në pjesën e parë me Latifin që shënoi një dopietë në minutat 3’ dhe 18’ dhe Diagne që shënoi në minutën e 6’.

Edhe Teuta dy golat e sfidës i shënoi në pjesën e parë me Hebaj në minutën 19’ dhe Vila në 44.

Në pjesën e dytë Vllaznia shënoi edhe golin e katërt me Jonuzin në minutën e 76’.

Me këtë fitore Vllaznia qëndron në vendin e 4 me 33 pikë katër më pak se vendi i tretë.