Vendosni fjalën kyçe....

Kosova i bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 13 shkurt u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që “të largohen sa më parë nga Ukraina” në mesin e frikës për një pushtim nga Rusia.

Në njoftimin e MPJD-së u tha se duke parë tensionet në mes dy shteteve, “tashmë nuk mund të përjashtohet fillimi i një konflikti të hapur të armatosur”.

“Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: embassy.cz.republic@rks-gov.net”, u tha në njoftim.

Ministria nuk ka bërë të ditur se sa është numri i qytetarëve kosovarë në Ukrainë.