Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama si Toto Riina në aferën e inceneratorëve


Gjatë konferencës së sotme për mediet që mbajti lidhur me aferën e inceneratorëve, kryedemokrati Lulzim Basha e krahasoi kryeministrin Edi Rama me Toto Riinën.

Ai po tregonte dy aleatët që sipas tij ka PD në këtë situatë ku ndodhet vendi: Interesi publik i shqiptarëve dhe faktori ndërkombëtar.

 “Në situatën ku ndodhet vendi, në republikë bananesh, ku nuk funksionon ligji, ku kemi një parlament produkti i një masakre zgjedhor, ku kemi ndërthurje të interesave mafioze me interesat publike ne kemi dy aleatë, i pari është interesi publik i shqiptarëve. Kjo betejë garanci të parë për fitore ka se i del për zot shqiptarëve, socialiste dhe demokratë. Kjo po bëhet për interesin bazik, paratë e shqiptarëve që i ka përprirë kjo mafie, ku Toto Riina është Edi Rama.

Aleatë i dytë në krah të shqiptarëve sa herë përballen me keqqeverisje, me korrupsionin, faktori i dytë në mbështetje ka qenë faktori evropian. Edhe në rikthimin e komisionit të inceneratorëve që Rama urdhëroi mbylljen e tij, por edhe jetësimi i një prej zotimeve kryesore të fushatës së vitit të kaluar, rindarjen territoriale të Shqipërisë ja dedikojmë këtyre dy faktorëve. Vendosmërisë tonë pavarësisht prej malit të gënjeshtrave që është më i madh se mali i plehrave, ne jemi të vendosur të mbrojmë interesin e shqiptarëve dhe mbështetjes së faktorit euroatlantik që do një shqipëri normale.”- tha Basha.