Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi akuza ndaj Manjës: Ti je më shumë se vrasës, je vrasës dhe hajdut


Një debat me tone të ashpra ka ndodhur në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Deputeti i PD-së Gazmend Bardhit dhe Ministri Ulsi Manja kanë shkëmbyer replika për Hartën e re Gjyqësore që është përshkallëzuar edhe në akuza persona.

Bardhi i është drejtuar Manjas në diskutim e sipër, duke i thënë se duhet të ishte në burg.

Pjesë nga debati:

Manja-Bardhit: I pyetët qytetarët e Bulqizës, të Malësi së Madhe etj. U ngritët në mëngjes…Jo se nuk ke pyetur asnjë. Ditën që ike nga zyra dyfishove tarfiat për qytetarët shqiptarë  dhe që e kemi fituar në Gjykatë të Apelit. Ky është shqetësimi që ke ti për shqiptarët.  Nuk dua përgjigje prej teje se e ka dhënë Gjykata e Apelit me vendim. Të ka rrëzuar udhëzimin e përbashkët për tarfiat që ke firmosur me Ministrin e Financave. Dhe vjen këtu dhe flet për shqetësimet e qytetarëve. Unë kam ardhur me shumë seriozitet për të diskutuar për hartën. Është një proces që është ndarë mes  KLGJ dhe ministrit të Drejtësisë për buxhetimin dhe logjistikën e hartës.

Bardhi-Manjës: Ti duhet të ishe në burg

Manja: Unë s’jam vrasës

Bardhi: Je më shumë sesa vrasës, ti je vrasës dhe hajdut

Manja: unë nuk i kam duar të lyera me gjak. As xhaketën se kam të lyer me gjak dhe nuk e fus familjet shqiptare në konflikt.