Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Luan Ramës: Shtabet e PS-së në Vlorë u ofrojnë qytetarëve shlyerjen e detyrimeve në shtet për votën


Kandidati i LSI-së në Qarkun e Vlorës, Luan Rama, ka denoncuar Partinë Socialiste e shtabet elektorale të saj në qytet.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se nga shtabet elektorale të PS-së, qytetarët merren në telefon për t’i pyetur se për kë do votojnë e më pas u ofrohet që të shkojnë në zyrat e kandidatëve që t’u falen detyrimet që kanë ndaj shtetit.

Po kështu Rama tha se një pjese u ofrohen certifikata pronësie apo shërbime të tjera.

“Dua të bëj dhe një denoncim. Numra telefonësh nga zyrat politike të Rilindjes telefonojnë qytetarë, punonjës të administratës e biznesmenë. Pasi u kërkojnë informacion se për kë do të votojnë i ftojnë përmes këtyre numrave telefonikë, dhe njëri nga numrat është ky numër nga shtabet politike të Rilindjes 069624363, nga i cili janë kontaktuar dhe veprimtarë edhe votues edhe të zgjedhur në forumet drejtuese të LSI. Personave që kontaktohen u kërkohet nëse kanë ndonjë detyrim në shtet për të paguar që të shkojnë të zyra e kandidatit për deputet të Rilindjes që t’i zeroni t’ua u falin. Apo nëse kanë nevojë për certifikatë pronësie apo të vaksinohen.” – tha Rama në denoncimin e tij.

Ai shtoi se rasti në fjalë tregon shkelje të hapur të ligjit si dhe përpjekjen e dëshpëruar të Rilindjes për të shpëtuar nga humbja në zgjedhjet e 25 prillit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *