Vendosni fjalën kyçe....

Balluku njofton vendimet e marra sot në mbledhjen e qeverisë: Nga VKM-ja për aviacionin civil te shembja e banesave në Paskuqan


Pas përfundimit të mbledhjes së sotme qeverisë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka zbuluar tre vendimet e marra sot në lidhje me dikasterin e drejtuar prej saj.

Në një dalje për mediet, Balluku tha se një nga vendimet e marra është për hapat shtesë në ndihmë të aviacionit civil dhe autoriteteve që i monitorojnë ato.

 “Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë sot ka paraqitur tre akte në Këshillin e Ministrave, dy prej të cilave shpronësime të cilat ndihmojnë në ecurinë më të shpejtë të projekteve në qendrat e qyteteve për Programin e Rilindjes Urbane, ndërkohë që akti më i rëndësishëm për ditën e sotme ishte projektvendimi për miratimin e programit shtetëror të sigurisë në operim të aviacionit civil, që ka si objekt rritjen e sigurisë në aviacion që është një nga fushat më të rëndësishme.

Shqipëria në 3 vitet e fundit ka bërë hap kualitativ në aviacionin civil duke nisur me ndërtimin e Aeroportit të Kukësit, i cili është prej kohësh operacional dhe siç keni ndjekur kompania ËizzAir ka vendosur të rrisë axhendën me katër fluturime të tjera destinacione të ndryshme, duke e bërë kështu këtë aeroport funskional dhe si rrjedhojë uljen e çmimit të biletave.

Sot qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Britanisë me vetëm 70 euro dhe më pak.

Gjithashtu nisja e punimeve në Aeroportin e Vlorës është një hap i rëndësishëm. Por gjithashtu ndikon në projektet e rëndësishme që Shipëria ka nisur në zonën e Rivierës Jugore. Ajo së bashku me tunelin e Llogarasë ka një rëndësi të madhe ekonomike, jo vetëm për banorët e zonës, por të gjithë Shqipërisë.

Pra programi që përfshin sigurinë ajrore do i japë mundësi autoritetet civil të ndjekë nga afër operatorët që ofrojnë shërbimet, për t’i pasur të monitoruar dhe për të dhënë penalltitë e duhura, kur rregullat shkelen.”– tha ministrja.

Përpos kësaj, Balluku foli për banorët që preken nga projekti i Unazës në zonën e Paskuqanit, të cilët po protestojnë prej javësh. Ajo i garantoi ata se askush nuk do të ngelet pa strehim, as ata që i kanë banesat të palegalizuara.

 “Kjo qeveri është ajo që ka ndërtuar mijëra banesa për të pasterhët nga tërmti, s’do ndodhë që të ngelë askush në rrugë, bëhet fjalë për 654 banesa të cilët janë të legalizuara e do trajtohen sipas ligjit, për të tjerët po punojmë për një instrument që do akomodojë familjet që preken nga projekti. Projekte të tilla që janë në të mirë të publikut nuk duhet të zhvillohen?

Të gjithë e dinë që aty do kalonte unaza por kanë marrë riskun për të ndërtuar. Qeveria Rama do marrë masat e askush s’do mbetet pa banesë.”– u shpreh ministrja.