Vendosni fjalën kyçe....

Fituesi i çmimit Nobel, virologu Luc Montagnier: Vaksinat s’mbrojnë, duhet të ndalen menjëherë. E ardhmja në rrezik (Video)


Virologu francez, fitues i çmimit Nobel, profesori i njohur Luc Montagnier, ka deklaruar se ‘të pavaksinuarit do shpëtojnë njerëzimin’.

Profesor Montagnier e bëri deklaratën gjatë protestave të fundit në Itali kundër pasaportave të vaksinës, të njohura si ‘Green Pass’ të cilat janë bërë të detyrueshme nga qeveria italiane.

‘Green Pass’ tregon prova të vaksinimit, një test negativ të kohëve të fundit ose infektimin më herët me Covid-19 dhe kërkohet në Itali për të qenë në gjendje për të shkuar në punë, për të përdorur transportin publik e për një sërë veprimtarish të tjera.

Profesori mbajti një fjalim në demonstratat e zhvilluara në Milano kundër Green Pass rreth tre javë më parë.

Gjatë fjalimit të tij ai ka pohuar se ndryshe nga sa është thënë në fillim, vaksinat nuk mbrojnë dhe u ka bërë thirrje kolegëve të tij që të ndalojnë vaksinimin me vaksinat që qarkullojnë tani për tani. Sipas profesorit të njohur, e ardhmja e njerëzimit është në rrezik në rast se nuk ndërhyhet menjëherë.

“Ka imazhe, gjithashtu të jashtëzakonshme për mua, të baktereve të vogla edhe në zorrë, të cilat janë plot me viruse. Dhe kjo është një betejë mes baktereve dhe viruseve, të cilat duhet mposhtur edhe me ushqimin dhe higjienën e duhur. Nuk është vaksina që do e shërojë atë, por është kombinimi i trajtimeve që do ta eliminojë këtë sëmundje. Kishte një gabim të madh strategjik, diçka u sintetizua dhe u izolua, një gabim i madh strategjik. Ndryshe nga sa u tha në fillim, këto vaksina nuk mbrojnë absolutisht dhe kjo po vjen ngadalë. Kjo sot njihet shkencërisht nga të gjithë. U kërkoj të gjithë kolegëve të mi që të ndalojnë absolutisht vaksinimin me këtë lloj vaksine. Mjekët sot janë të informuar në mënyrë perfekte për atë që po them, prandaj duhet të ndërhyjnë menjëherë sepse e ardhmja e njerëzimit është në rrezik.”­ – thotë profesori i njohur në një video të publikuar e që është transkriptuar nga Italy24 News.

Ai shton më tej se të pavaksinuarit do e shpëtojnë njerëzimin duke theksuar se njerëzimi do fitojë vetëm nëse përqendrohet në ligjin e atyrës dhe jo në atë të kompanive farmaceutike. Sipas Montagnier ka trajtime të tjera shumë të mira kundër virusit që nuk poërdoren nga qeveritë e vendeve.

“Shumë vende kanë harruar trajtimet, nuk ka vetëm vaksina. Ka ilaçe që nuk janë përdorur dhe që funksionojnë shumë mirë, siç janë antibiotikët. Varet nga ju, mbi të gjitha nga ju të pavaksinuarit që nesër do të mund të shpëtoni njerëzimin. Vetëm të pavaksinuarit do të mund të shpëtojnë të vaksinuarit. Ne duhet të shmangim dëgjimin dhe dhënien zë të atyre që nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë dhe ta lëmë shkencën të flasë. E përsëris: janë të pavaksinuarit ata që do të mund të shpëtojnë njerëzimin. Në fillim, kompanitë e mëdha shumëkombëshe farmaceutike ishin shumë të interesuara për vaksinat për çështje ekonomike. Kërkimi vazhdon, dhe unë dhe i gjithë ekipi im vazhdojmë të hulumtojmë këtë virus. Hulumtimi nuk ndalet. Njeriu do të fitojë nëse përqendrohet në ligjin e natyrës dhe vetëm në të. Çdo qytetar është i lirë dhe duhet të ndjekë edhe idetë politike, të përfitojë nga zgjedhjet e ardhshme për të shprehur mendimin. Çfarë do t’i thosha një të riu sot? Ju duhet patjetër të veproni, secili prej jush, dhe të gjeni të vërtetën e fshehur pas gënjeshtrave. Rroftë liria.” – tha profesori Montagnier.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Slaynews

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani