Vendosni fjalën kyçe....

Balla nga Lushnja: Luli bashkëpunëtori më i ngushtë i Berishës në të gjitha pisllëqet e tij


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka thënë sot se ‘kreu i PD-së Basha është bashkëpunëtori më i ngushtë i Berishës në të gjitha pisllëqet e tij që nga viti 2005 e në vijim’.

Balla e bëri deklaratën teksa prezantoi kandidaten e PS-së për bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Teksa komentoi aleancën mes Komisionit për Rithemelimin e PD-së dhe LSI-në për zgjedhjet lokale, Balla tha ndër të tjera se kjo aleancë është një thes antiamerikan, që nuk i hyn në punë askujt.

“Besoj të gjithë e shohim që në Shqipëri është krijuar një thes ku ka hyrë Saliu dhe për punë ditësh hyn dhe Iliri, një thes antiamerikan i cili nuk i hyn në punë askujt. Aleanca mes Ilirit dhe Saliut ka ekzistuar tashmë dhe nuk është një lajm i ri. Ekzistoi dhe në 25 prill por thjesht kanë përzënë Lulin ca kohë, por kurrë mos harroni që dhe Luli është bashkë me ta, sepse në fakt Luli është bashkëpunëtori më i ngushtë i Saliut në të gjitha pisllëqet e Saliut që nga 2005 e mbrapa. Qe vjedhja më e madhe e ashtuquajtura vjedhja e ‘Rrugës së Kombit’, pastaj ‘Gërdeci’, pastaj vrasjet në Bulevard të 4 vëllezërve tanë protestues, shitja e detit në marrëveshjen me Greqinë ku Saliu ishte lart dhe Luli firmoste poshtë.” – tha ndër të tjera Balla.