Vendosni fjalën kyçe....

“Tre vende do i bashkohen paktit të sigurisë anti-ruse” – Kryeministri i Ukrainës


Me frikën në rritje se Rusia mund të pushtojë Ukrainën, Britania dhe Polonia do të bashkojnë forcat me Kievin për të rritur bashkëpunimin në rajon dhe për të penguar Moskën nga çdo agresion i mundshëm, kanë njoftuar liderët e dy vendeve të Evropës Lindore në pakt.

Duke folur në një konferencë shtypi në Kiev, kryeministri ukrainas Denys Shmygal ndau optimizmin e tij për perspektivën e bashkëpunimit të ri midis tre shteteve.

“Shpresoj se në të ardhmen e afërt do të jemi në gjendje të nisim zyrtarisht një format të ri rajonal të bashkëpunimit Ukrainë-Poloni-Britani”, tha ai.

“Në kontekstin e agresionit të vazhdueshëm rus, ne duhet të nënshkruajmë një dokument trepalësh mbi bashkëpunimin për të forcuar sigurinë rajonale.” – shtoi ai.

Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki tha se Varshava do t’i ofronte ndihmë ish-Republikës Sovjetike me furnizime me gaz dhe armë, si dhe ndihmë ekonomike dhe humanitare. Sipas tij, ‘duke jetuar pranë një fqinji si Rusia, ne kemi ndjesinë e të jetuarit në rrëzë të një vullkani’.