Vendosni fjalën kyçe....

Meta për Bashën: I llastuar, është mësuar të marrë dhurata, tradhtoi të gjitha kauzat


Presidenti Meta ka ironizuar kreun e PD-së se është mësuar të marrë dhurata dhe se është i llastuar.

Kreu i shtetit tha se fundi politik i Bashës është i qartë. Gjatë intervistës në A2 me gazetaren Merita Haklaj, Meta pohoi se kryedemokrati ka tradhtuar çdo kauzë e që ka çuar vite mbrapa vendin.

“Ai është mësuar, vetë të marri dhurata, ai është mësuar t’i bëjnë dhurata edhe e ka mendjen vetëm tek dhuratat. Është tejet i llastuar, por është edhe tërësisht jashtë realitetit dhe sigurisht që fundi i tij politik është i qartë. Një njeri që ka tradhtuar çdo kauzë, një njeri që ka çuar vite mbrapa vendin, duke asgjësuar opozitarizmin dhe duke i shërbyer si fasadë, herë me ekstremizimin e tij fals dhe artificial dhe herë me bashkëpunimet e hapura të qeverisë në pushtet.” – tha Meta.

Më tej presidenti vijoi sulmin ndaj kryedemokratit duke pohuar se nuk është lider duke zgjedhur të mbyllet me brava që ia organizon takimet FNSH-ja.

“Unë nuk kam thënë që është autokrat, s’është lider. Unë kam thënë që nuk është lider sepse lideri merr vendime, merr përgjegjësi, jep dorëheqje, lideri votohet, lideri votëbesohet, lideri ka mjete politike për të ndihmuar forcën e vet, për të ndihmuar vendin. Lider që mbyllesh me brava dhe nga kush? Lider të blindosh partinë nga kush, përse? Lider të thuash që nuk do të ketë kuvend dhe pastaj kur të tjerët mbledhin firmat, thua unë do të bëj një kuvend tjetër, ku ka ndodhur kjo? Është e qartë që aty ka pasur një dualizëm, që e ka pranuar ai vetë. Në qoftë se ka pasur dualizëm është faji i tij. Si mund të rrish ti 8 vjet të të dualizojë dikush tjetër? Respektoje, tregoji vendin, në kuptimin e mirë të fjalës, do të rrish këtu rri, nuk do të rrish këtu. A ke konflikt me mua hajde pajtohemi, kjo është demokracia, vota e lirë. Nuk zgjidhet kjo situatë, aktivizo gjithë FNSH-në, Forcat Speciale për të ndjekur njëri-tjetrin. Momentin që ty aktivitetin politik, ta organizon qeveria, ta organizon Policia e Shtetit, ka përfunduar gjithçka, këtu nuk ka më politikë. Unë nuk dua kurrë t’i tradhtoj përkrahësit, t’i tradhtoj shqiptarët në tërësi, sepse më mirë të jesh i tradhtuar, se sa të jesh tradhtar. Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do.” – tha Meta.