Vendosni fjalën kyçe....

Trump ironi me Biden: Lëre kufirin e Ukrainës po shih kufirin e SHBA-së se kush nuk po hyn


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar pasardhësin e tij Joe Biden se është fiksuar si të mbrojë kufirin e Ukrainës, ndërsa ka akuzuar qeverinë e tij se ka mbyllur sytë ndaj krizës në kufirin e Amerikës me Meksikën.

“Të gjithë në Uashington janë të fiksuar se si të mbrojmë kufirin e Ukrainës, por kufiri më i rëndësishëm në botë tani për ne nuk është kufiri i Ukrainës, është kufiri i Amerikës”, u tha Trump mbështetësve të tij në një tubim ‘Save America’ në Conroe, Teksas.

Duke përmendur një numër rekord të lartë të emigrantëve të paligjshëm që arrijnë në kufirin SHBA-Meksikë, ish-presidenti e krahasoi fluksin e njerëzve me një ‘pushtim’ që kërcënon sigurinë e SHBA. Ai vazhdoi të argumentonte se Biden tashmë kishte ‘dorëzuar’ kufirin e SHBA-së dhe ‘tani i gjithë planeti po hyn nëpër të sikur Amerika të ishte mposhtur në fushën e betejës’.

“Përpara se udhëheqësit tanë të flasin për pushtimet e vendeve të tjera, ata duhet të ndalojnë pushtimin e këtij vendi,” shtoi Trump, duke sugjeruar që SHBA duhet të rrisë trupat në kufirin e saj jugor në vend që të vendosë ushtarë amerikanë më afër pragut të Rusisë.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani