Vendosni fjalën kyçe....

Shembja e banesave te “5 Maji’, Ahmetaj: Si ata që kanë pasur legalizimet dhe ata që s’i kanë pasur do trajtohen njëlloj


Zv.kryeministri dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, foli në seancën e sotme në parlament, mbi protestën e banorëve të “5 Majit” në Tiranë lidhur me prishjen e banesave të tyre.

Ahmetaj deklaroi se banorët të cilëve u janë prishur banesat, do të kompensohen me shtëpi të reja, si ata që i kanë patur banesat të legalizuara edhe ata që s’kanë pasur legalizimin.

Po ashtu ai theksoi se qytetarët në këto zona do të përfitojnë banesa me po aq metra katrorë sa e kanë pasur më parë.

“Janë 136 familje që përfitojnë nga procesi i rindërtimit. Rreth 60 banesa, janë ndërtime të pa legalizuara. Qeveria ka vendosur që edhe ata që janë të pa legalizuar edhe ata që janë të legalizuar të trajtohen njëlloj. Nëse dikush ka sot tek 5 Maji shtëpi apo dyqan 200 metra katror, do të marrë shpërblim 200 metra katror. Nuk ka rëndësi është i legalizuar apo jo. Ju kapni çdo çështje me opozitë. Ata do të trajtohen me 100% të metrave katrorë. Janë bërë 27 kontrata të atyre me ndërtesa të legalizuara.”- tha ministri Ahmetaj.