Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen në rrjet pamjet e copëzave të avionit të zhdukur në Indonezi (VIDEO)


Kanë nisur të qarkullojnë në rrjet video, të cilat tregojnë pjesë avionic që dyshohet se i përkasin avionit të zhdukur sot në Indonezi, pak pas nisjes nga Xhakarta për në Pontianak.

Ministria e Transportit e Indonezisë thotë se një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar pasi zhdukjes së avionit.

Një zyrtar i agjencisë së shpëtimit në Indonezi thotë se “mbeturinat e dyshuara” të avionit të zhdukur janë gjetur pranë Xhakartës.

Një grup peshkatarësh i kanë gjetur ato që duket se janë rrënojat e një avionic, në ujërat në veri të Xhakartës.

Një zyrtar i sigurisë tha për CNNIndonesia.com: “Gjetëm disa kabllo, një copë xhinsi dhe copa metali mbi ujë”.

Pamjet tregojnë pëshkatarët duke tërhequr mbeturinat nga uji. Mirëoi ende nuk është konfirmuar nëse mbeturinat janë pjesë e avionit.

Në bordin e avionit të zhdukur, ndodheshin 56 pasagjerë, mes të cilëve 10 fëmijë.

Momenti i zhdukjes së avionit:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *