Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta sulm frontal Lulzim Bashës: Lider nuk mund të bëhet kurrë


Presidenti Ilir Meta në intervistën e tij për emisionin “Frontline” sulmoi ashpër kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Presidenti Meta tha se Basha nuk mund të bëhet kurrë lider dhe se ai të gënjen për orën edhe në gjumë.

Unë jam munduar që ta kthej Lulzim Bashën në një njeri normal, sepse lider ai nuk mund të bëhet kurrë. Është një njeri që gënjen për orën por që gënjen dhe në gjumë. Është një politikan që ëndërron për të marr një vizë”-deklaroi Meta.

Më tej Kreu i Shtetit, tha se Basha është bërë kryetari i Rilindjes Blu që e shikon partinë si plaçkë.

Lulzim Basha është kryetari i Rilindjes Blu, që çfarë i fusin në gojë e nxjerr nga goja. Çdo shqiptar i ndershëm e neverit nga ana morale sjelljen e Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës. Një njeri (Lulzim Basha) që e shikon partinë si plaçkë nuk mund të ketë një qasje tjetër. Se po të ishte ndryshe do të kishte bërë primaret që kishte premtuar. Kështu është kur gënjen gjatë gjithë kohës, vjen një ditë që bëhesh qesharak dhe kthehesh në meme”-deklaroi Meta.

Presidenti vijoi sulmet ndaj Bashës duke thënë se atij nuk i ka ngelur asnjë gram moral.

Çështjet në demokraci zgjidhen vetëm me votë dhe vetëm me dorëheqje! Jap dorëheqjen nga këshillat miqësore dhe shoqërore për Lulzim Bashën. Atij nuk i ka ngelur me asnjë gram moral”-tha Meta./Hashtag.al