Vendosni fjalën kyçe....

Meta zbulon detaje nga takimi me Berishën, mohon të ketë negociuar marrëveshje për LSI-në


Presidenti Ilir Meta ka zbuluar detaje nga takimi me Sali Berishën.

Ndryshe nga ish-kryeministri i cili tha se ka pasur bisedime për koalicionin me LSI-së, kreu i shtetit mohoi të ketë bërë diçka të tillë.

Takimi me Berishën e kërkova unë, për t’u çmallur. Takimi zgjati rreth 30 minuta, në mes të ditës, në mes të Gardës, në Pallatin e Brigadave. Zero, zero, zero marrëveshje nga ana ime në emër të LSI me Doktorin. Në detyrën time si President nuk kam punuar kurrë në favor të LSI. Unë kam takuar dhe kam këshilluar dhe Lulzim Bashën, por kam këshilluar dhe zotin Rama“, tha Meta.