Vendosni fjalën kyçe....

Tirana vendos diktatin në Superiore, fiton me poker golash ndaj Kukësit


Tirana ka treguar se është ajo pretenduesja dhe kryesuesja e Superiores në Shqipëri.

Ditën e sotme në sfidën e luajtur në stadiumin “Air Albania” bardhe blutë fituan 4-0 ndaj Kukësit.

Golat për kryeqytetasit u shënuan nga Seferi 38’ dhe Xhixha 44’. Ndërsa në pjesën dytë Xhixha 63 trefishoi rezultatin ndërsa po Seferi 90’ i dha vulën.

Kukësi u tregua i pafuqishëm për të reaguar qoftë edhe për të shunuar një gol sa për statistika.

Tirana aktualisht qëndron 9 pikë larg nga vendi i dytë që për momentin mbahet nga Laçi me pikë të barabarta me Kukësin (31).