Vendosni fjalën kyçe....

Revoltohet deputeti Luan Baçi: Basha s’më përjashton dot, më kanë ndryshuar karrigen, më thanë të rri në korridor


Deputeti i PD-së Luan Baçi është revoltuar në seancën e sotme në parlament. Ai tha se askush nuk e përjashton dot nga grupi parlamentar me përjashtim të demokratëve.

Baçi tha se as Basha dhe as ndodnjë tjetër nuk ia ndërron dot vendin në parlament njësoj siç mund të ndëshkohet një nxënës.

Deputeti i Fierit madje pretendoi se dikush i kishte thënë se e ka vendin në korridor.

“Të hënën kaluar në seancë u paraqita në kuvend dhe tek vendi ku duhet të ulesha gjeta një tjetër. Basha mund t’u sjellë shkresë pas shkresë për të ndërruar vendet, dhe të dënoni një nxënës në vendin e fundit. Mendoj se ju duhet të konsultoheni. Është në detyrën tuaj që ne të marrim një informacion paraprak. Dikush me tha se emrin e ke në korridor dhe do të rrish në korridor. Emrin dhe karrigen nuk ma ka caktuar as Basha, mua me përjashtojnë nga grupi parlamentar vetëm demokratët.” – tha Baçi.