Vendosni fjalën kyçe....

Braçe: Koha që partia zgjedh kandidatin duhet të marrë fund, baza duhet të dëgjohet


Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në një intervistë për Report TV deklaroi se duhet të marrë fund zgjedhja e kandidatëve nga partia në qendër.

Braçe theksoi se është baza ajo që duhet të zgjedhë kandidatin, sipas tij sepse njerëzit e kanë humbur durimin dhe kërkojnë të dëgjohen.

Koha kur partia njofton bazën për kandidatin ka marrë fund, është shumë e vjetër, kjo historia që mblidhemi ne të qarkut të Fierit dhe diskutojmë, nuk bëhet më kështu, njerëzit e kanë humbur durimin, njerëzit duan të jenë pjesë dhe jo vetëm të dëgjojnë. Është shumë mirë që të pyesim përtej PS, partitë tona pa përjashtim me këtë mënyrën e njoftimit të kandidatëve për deputetë apo kryetar bashkia po çmësojnë zgjedhësit brenda partisë për të votuar. Partia energjizohet kur pyetet dhe i merret mendim. Kur ajo që thotë i dëgjohet dhe i merret parasysh. Ne nesër kemi një mbledhje kryesie dhe do kthehem të insistoj të dëgjohet se çfarë duan ata.  Unë jam njeri që besoj te parimet, për sa kohë kemi vendosur që asnjë deputet të mos garojë, nuk mund të jem unë, por anëtarësia duhet të dëgjohet”, tha Braçe në Report Tv.