Vendosni fjalën kyçe....

Kapet shtetasi shqiptar me 17 kg kokainë në Itali


Karabinierët në Itali arrestuan një shtetas shqiptar me 17 kilogramë kokainë.

Për gati një vit hetime, efektivët toskanezë monitoroi një sërë personazhesh italianë dhe të huaj, përfshirë tregtarë ambulantë dhe klientë, të cilët kishin kontakte të shpeshta me subjekte jashtë rajonit për blerje droge. Nga ndjekjet dhe hetimet, hetuesit hodhën hipotezën se në Umbria kishte një depozitë të sasive të mëdha të lëndëve narkotike.

Mëngjesin e djeshëm policia në arrestoi një shtetas me origjinë shqiptare pasi mbante 17 pako kokaine, secila me peshë nga një kilogram.

Pas kontrollit në një shtëpi dhe zbulimit të 12 mijë eurove në një shtëpi tjetër, karabinierët kontrolluan makinën e njërit prej dy të dyshuarve, duke zbuluar një vendstrehim për transportin e drogës.

Në kontrollin e garazhit të përdorur nga njëri prej dy të dyshuarve, u gjetën disa çanta të vendosura në një raft me 17 kilogramë kokainë dhe 60 mijë euro cash.

Droga, në shitje me pakicë, mund të prodhonte mbi një milion e 300 mijë euro pasi të dilte në treg.

Personi tjetër me histori policore, u arratis duke i shpëtuar arrestit.