Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nuk e kam problem shkarkimin nga Gjykata Kushtetuese, nuk do shkoj në seancë se nuk dha vendim të drejtë për 30 qershorin


Presidenti Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Now” me moderatoren Erla Mhilli tha se nuk e problem shkarkimin nga Gjykata Kushtetuese.

Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem” tha Meta duke shtuar se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Më tej Meta tha se kërkojnë ta shkarkojnë për një intervistë në një televizion.

Presidenti theksoi se nuk do shkojë në Gjykatën Kushtetuese pasi që nuk dha një përgjigje të drejtë sipas tij për zgjedhjet lokale të 2019.

Gjykata Kushtetuese mund të shprehet dhe tani për shkarkimin e Presidentit, thjesht për dhënien e një interviste tek një gazetar dhe një televizion privat që nuk mbështet qeverinë.

Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore”-vijoi Meta.