Vendosni fjalën kyçe....

Arnold Schwarzenegger përfshihet në një aksident me makinë


Aktori dhe ish-politikani Arnold Schwarzenegger është përfshirë në një aksident me makinë. Ai dyshohet se kaloi në një semafor të kuq dhe përplasi makinën e tij me një tjetër ditën e djeshme.

Incidenti thuhet se përfshinte edhe dy automjete të tjera.

Gruaja që po drejtonte mjetin “Toyota Prius” mori lëndime jo të rrezikshme për jetën, por, sipas burimeve TMZ një ambulancë e dërgoi me urgjencë në spital pasi ishte e gjakosur në kokë.

Aktori u fotografua në vendin e përplasjes, në dukje i padëmtuar, pranë makinës së tij “GMC Yukon SUV”.

Aktori 74-vjeçar nuk pësoi lëndime fizike dhe “shqetësimi i tij i vetëm” ishte për gruan e plagosur në aksident, konfirmoi një përfaqësues i aktorit për Fox News.

Shkaku i incidentit është ende nën hetim dhe autoritetet ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht se kush ishte fajtori. Askush nuk u arrestua apo gjobit dhe policia beson se nuk kishte asnjë drogë apo alkool të përfshirë.