Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim tritoli në Fushë Krujë


Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Fushë Krujë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se lënda plasëse ishte vënë në shkallët e një objekti tre katësh ku ndodhen disa biznese ndërsa në katin e tretë të tij jeton familja e Naim Stafukës.

Ky i fundit është vëllai i Naim Stafukës, i cili është i zhdukur pasi u rrëmbye në vitin 2015 nga disa persona të veshur me rroba policie.

Nga shpërthimi nuk ka viktima po vetëm materiale.

Enver Stafuka është personi që dyshohet se vodhi makinën që u përdor në atentatin ndaj Komisarit të policisë Dritan Lamaj.