Vendosni fjalën kyçe....

Rrëshqet duke hedhur mbeturinat në kosh, gjen vdekjen 61-vjeçari në Elbasan


Një person ka gjetur vdekjen në Elbasan në një ngjarje që dyshohet se ka qenë aksidentale.

Një 61-vjeçar me iniciale Q.K., ka qenë duke derdhur mbeturinat pranë koshit të plehrave e dyshohet se ka rrëshqitur duke gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘28 Nëntori’ të qytetit.

Njoftimi

“Elbasan / Informacion paraprak

Më datë 21.01.2022, rreth orës 21:06, njofton urgjenca e spitalit Elbasan, se shtetasi Q.K , 61 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, dyshohet se  duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”