Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Fajtorët e “21 janarit” gjenden mbi foltoret e revolucionit dhe pas dyerve të blinduara të SHQUP-it


Kryeministri Edi Rama doli në një bashkëbisedim me qytetarët për “21 Janarit” drejtoi gishtin e akuzës për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për 4 viktimat në protestë.

Rama tha se fajtorët e vërtetë janë në foltore dhe pas dyerve të blinduara të SHQUP-it.

Në fakt fajtorët e vërtetë për ato vrasje gjenden njëri mbi foltoret e revolucionit që synon të marrë SHQUP-in e tjetri pas dyerve të blinduara që synon të mbajë bravën e SHQUP-it”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se shumica socialiste e ka shlyer detyrimin ne raport me viktimat e 21 janarit, përmes reformës në drejtësi.

Nuk shoh asnjë aryse për t’u menduar dy herë përballë kësaj akuze, përkundrazi , këtë dëshiroj ta dëgjoni me vëmendje: Ne e kemi shlyer atë pjesë të detyrimit që na takon në raport me dëshmorët e 21 janarit, e këtu nuk e kam fjalën për shpalljen dëshmorë apo për lehtësitë që kemi krijuar për familjarët e tyre por për reformën në drejtësi”-tha Rama.