Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Në SHBA është zbardhur vetëm 30% e ‘McGonigal’, komisioni hetimor e vë Ramën me shpatulla pas muri


Deputetja e Partisë së Lirisë Kryemadhi tha mbrëmjen e sotme se Komisioni Hetimor për çështjen ‘McGonigal’ e vë kryeministrin Rama me shpatulla pas muri e për këtë arsye ai po bën çmos për ta shmangur.

Ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 ku deklaroi se sipas informacioneve të saj, në SHBA nuk është zbardhur as 30% e dosjes ‘McGonigal’.

Kryemadhi përsëriti gjithashtuse emri i kryeministrit del 14 herë në dosjen në SHBA ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Monizmi është i instaluar. Mjafton të shohësh se çfarë ka ndodhur me opozitën dhe Parlamentin. Kemi një kryeministër që është përmendur 14 herë në aktakuzë dhe s’e kuptoj kur thotë se është narrativë. Pse nuk përmendet kryeministri i Malit të Zi, apo Bosnjës? Të gjitha mediat që ai i quan si berishiane, nuk janë si ato të Ramës që paguhen me paratë e shqiptarëve, por janë media që artikulojnë emrin e kryeministrit të Shqipërisë. Studentët në Ekuador janë ngritur në protesta pasi ka indicie që presidenti i vendit ka lidhje me mafien shqiptare. Janë kaq shumë problematika që Rama ka krijuar dhe nuk pranon Komisionin Hetimor.

Normal që nuk do e pranonte atë se dhe atë komision që bëri për inceneratorët e ka vendosur përballë përgjegjësisë ligjore. Komisioni Hetimor vendos Ramën përballë faktit të deklarimit dhe nuk mund të gënjejë nën betim, pasi nëse gënjen është njësoj sikur gënjen para gjykatës dhe dënohesh për ‘dëshmi të rreme’. Komisioni Hetimor e vendos Ramën me shpatulla pas murit, i cili nuk mund të dëshmojë se nuk ka dijeni për raportimin nga mediat amerikanë, pasi me dijeninë time kanë zbardhur vetëm 30% të çështjes. Janë shumë gjëra që shkojnë përtej narrativës, sepse në momentin që Rama ndihet i sigurt është krye bullizuesi më madh. Në këtë rast gjërat janë ndryshe pasi nuk ka të bëjë me drejtësinë shqiptare që është e kapur por me drejtësinë amerikane.”