Vendosni fjalën kyçe....

Bora mbyll Rrugën e Arbrit, kalimi në Bypasin e Murrizit i rrezikshëm


Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbylljen e Rrugës së Arbrit për shkak të motit të keq.

Temperaturat e ulëta dhe rreshjet e dendura gjatë natës kanë bërë që kalimi në By Passin e Murrizit të bëhet i rrezikshëm.

Rruga e Arbrit do jetë e mbyllur deri në një komunikim të dytë.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës gjatë gjithë natës dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.
Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte! Ju faleminderit”,
njofton ARRSH.