Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri dhe Hajdari flasin pas përfudimit të mbledhjes për Këshillin Politik: U ra dakord për amendimet në Kodin Zgjedhor


Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, pas mbledhjes së Këshillit Politik deklaroi se u plotësuan kërkesat e opozitës.

Gjiknuri tha se ranë dakord për të gjitha pikat e mbetura të përmbeldhura në marrëveshjen për “zgjedhoren”.

Përfunduam punën për amendimet e Kodit Zgjedhor ku gjetëm dakordësi për të gjitha pikat e mbetura. Plotësuam kërkesat e opozitës, për ato garanci që kanë ekzistuar te ligji aktual, pavarësisht se disa nga standardet e ODHIR kërkonin ndryshime. Për ne është më e rëndësishme që ligji zgjedhor të reflektojë shqetësimet, frikërat apo edhe të kaluarën e afërt të opozitës në mënyrë që të hyjmë në zgjedhje me një ligj të gjithë pranuar.

Nga ana tjetër ekspertët morën detyrë që ta zbardhnin këtë tekst dhe për dy-tre ditë teksti do ti dërgohet Kuvendit. Kemi rënë dakord që për ligjin e ri zgjedhor që do të impelmentohet pas zgjedhjeve vendore të radhës që hyjnë në fuqi pasi kalojnë dy palë zgjedhje menduam që të çojmë një pjesë të dytë të legjislacionit shumë shpejt në Kuvend”- tha Gjiknuri.

Ndërsa Rudina Hajdari deklaroi se është e vendosur për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Sipas saj nëse nuk ndryshohet sistemi do jetë një reformë zgjedhore vetëm me disa kërkesa elementare.

Ka ende shpresë sa i përket ndryshimit të sistemit, atë që unë dhe shoqëria civile ka avokuar. Do të shkojmë deri në fund sa i përket kësaj kërkese. Në momentin që ndryshimet e Kodit, të shikojmë të gjitha ato propozimet. Votat e opozitës parlamentare janë të unifikuara. Ne kemi 39 vota. Pa këto elementë do të jemi prapë në vend numëro. Do kemi vetëm një reformë zgjedhore duke plotësuar vetëm disa kërkesa elementare si identifikimi biometrik apo disa anëtarë politik në KQZ.

Sa i përket votës së diasporës, u shpreh vullneti i qartë politik për të patur këtë drejtë. Në këtë momente, ne kemi futur dy nene të posaçme që i japim kompetencën KQZ për ta realizuar këtë gjë. Kjo peshë do t’i bie qeverisë por edhe emigrantëve për t’u regjistruar për në zgjedhjet e ardhshme. Unë pyeta ekspertët nëse është e realizueshme”-tha Hajdari.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *