Vendosni fjalën kyçe....

Brunilda Lilo lirohet nga detyra e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, kush emërohet në vend të saj


Lirohet nga detyra Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, zonja Brunilda Lilo. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë të ditës së sotme dhe hyn në fuqi menjherë.

Mësohet se me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar në vend të saj Odise Moçka.

Qëllimi i ndihmës juridike që jep Avokatura e Shtetit është të përfaqësojë dhe mbrojë në gjyq interesat pasurore të shtetit, të këshillojë institucionet publike qendrore dhe entet publike, dhe të ndërmjetësojë për zgjidhjen me pajtim të konflikteve mes institucioneve të administratës qendrore apo enteve publike.

Njoftimi i plotë:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Brunilda Lilo, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

  1. Odise Moçka emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.