Vendosni fjalën kyçe....

Njoftimi i Presidencës: Meta i pari president që viziton zyrën e Majlindës


Sot Presidenca ka sjellë një njoftim ku Kreu i Shteti ka vizituar selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë e cili drejtohet nga Majlinda Bregu.

Meta shprehet i kënaqur nga drejtimi i kësaj zyre rajonale dhe për punën e bërë nga drejtuesja në ndihmë për forcimin e bashkëpunimit rajonal në favor të integrimit të evropian.

Kënaqësi të jem Presidenti i parë shqiptar që vizitoj selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, e njëkohësisht të bisedoj me shqiptaren e parë në krye të kësaj organizate të rëndësishme znj.Majlinda Bregu, e cila po bën një punë të shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor”-shkruan Meta.

Zonja Bregu, u promovua dhe u mbështet në këtë post direkt nga Kryeministri Rama ndërsa më herët ajo e kishte mbështetur Ramën me qëndrimet e tij për Reformën në Drejtësi./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *