Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Demokratët e Degës nr.7 kanë zgjedhur të ardhmen dhe jo strehën e të metave të së kaluarës


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë videon nga takimi me demokratët e njësisë Nr.7 në kryeqytet.

Basha shkruan se demokratët e Degës nr.7 kanë zgjedhur të ardhmen dhe jo strehën e të metave të së kaluarës.

Kryedemokrati shprehet i vendosur kundër korrupsionit dhe vizionit për t’i dhënë fund tranzicionit.

Demokratët e Degës nr. 7 në Tiranë kanë zgjedhur të ardhmen, pa mohuar në asnjë çast të mirat që kemi bërë për shqiptarët, por pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës. Ne kemi një qëndrim të vendosur kundër korrupsionit, si armik i mirëqenies së shqiptarëve, dhe një vizion të qartë për t’i dhënë fund tranzicionit, duke u bashkuar nëpërmjet vlerave me të gjithë ata që duan të kontribuojnë me zemër për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”-shkruan Basha.