Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja në PD/ Basha dhe Berisha zbresin në terren, takime në Fier e Shkodër


Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë dalë në terren për të zhvilluar takime me mbështetës të bazës.

Duket se mes dy pretenduesve për drejtimin e PD-së “lufta” është transferuar nga qendra dhe deklaratat në distancë, në terren me demokratët.

Basha do të jetë ditën e sotme në Fier, ku do të takohet me mbështes të tij, ndërkohë që takimi është parashikuar që të nisë në orën 11:00. Nga ana tjetër, Berisha ka njoftuar prej disa ditësh se sot do të jetë në Shkodër.

Teksa kanë zgjedhur qytete të ndryshme, orari është i njëjtë, pasi edhe Berisha ka përcaktuar që takimi me demokratët e Shkodrës ta nisë në orën 11:00 në “Pallatin e Sporteve”, ndërsa foli për revolucionin demokratik.