Vendosni fjalën kyçe....

Basha pritet me protestë në Fier


Dhjetëra qytetarë simpatizantë të PD-së në Fier kanë dalë në protestë kundër kreut të saj Lulzim Basha.

Basha do zhvillojë një takim me anëtarë dhe mbështetës të PD-së në Fier në sallën e Teatrit Bylis.

Gazin që kam marrë tek Lulzim Basha nuk e kam thithur as tek Edi Rama.

Nuk jam i pabesë si Basha. Me atë që ka bërë me profesor Sali Berishën, nuk e ka bërë askush.

Nuk ma merr dot më votën Lulzim Basha, as me pistoletë në kokë, nuk ma merr më”, u shpreh një tjetër demokrat në Fier.