Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 12 persona në Tiranë e Lezhë, procedohen 5 të tjerë


12 persona janë arrestuar në Tiranë e Lezhë ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht. 7 prej të arrestuarve janë në kryeqytet.

Ata akuzohen për shitje lëndësh narkotike, kanosje, aksident e drejtim mjeti në gjendje te dehur si dhe organizim lojërash fati.

Në Lezhë tre persona janë ndaluar pasi akuzohen se kanë kundërshtuar policinë ndërsa dy të tjerët pasi janë kapur duke drejtuar makinën pa leje drejtimi e të dehur.

Njoftimi Tiranë

Vihen në pranga  7 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe kanosur shtetasen E. Sh., 26 vjeçe.

Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. B., 26 vjeç, S. B., 30 vjeç, A. L., 36 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– D. S., 33 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues shtetasin M. D., 44 vjeç, dhe si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe një mjet tjetër i parkuar;

– Z. R., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit:

– G. C., 22 vjeç, B. C., 26 vjeç dhe J. L., 26 vjeç, pasi nuk ju kanë bindur urdhrit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor, për të bërë testin e alkoolit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin A. N., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (elektroshok) dhe një elektrik dore, me mbishkrimin Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin M. I.,17 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke luajtur lojëra fati në mënyrë të paligjshme, me anë të aparatit të tij celular.

Më datë 16.01.2022 shtetasi K. M., 28 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëjetuesja e tij, shtetasja A. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi Lezhë

“Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Vihen në pranga dhe 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. N., 35 vjeç, A. N., 35 vjeç dhe A. F., 28 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi kanë marrë masë administrative për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.

Punonjësit e Policisë i kanë dhënë urdhër për lëvizjen e mjetit, por këta tre shtetas kanë kundërshtuar dhe kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e Policisë dhe mjetet e tjera.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. Ll., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, në masën 1.37 mg/l.

Gjithashtu, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 18 vjeç, banues në Rrëshen, pasi në qytet Rrëshen, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”