Vendosni fjalën kyçe....

Militantët palestinezë pretendojnë se kanë kapur delfinin vrasës të stërvitur nga Izraeli (Video)


Grupi militant palestinez Hamas ka pohuar se ka kapur një delvin spiun ‘vrasës’ të stërvitur nga Mossad i veshur me pajisje të specializuara luftarake që dyshohet se sulmoi një nga njësitë e tij luftarake detare në brigjet e Gazës.

Një video e postuar nga Hamas për të njoftuar kapjen e dukshme u shpërnda gjerësisht në mediat sociale të martën. Gjatë klipit prej 25 sekondash, një zëdhënës i brigadave Al-Qassam, i identifikuar si Abu Hamza, tha se ‘njësia e saj amfibe’ kishte zbuluar dhe bllokuar atentatorin ujor gjatë një operacioni.

Një numër i mediave kanë cituar një raport të gazetës Al-Quds, e cila me sa duket vuri në dukje se delfini ishte i armatosur me një ‘pajisje’ të aftë për të vrarë operativët e Hamasit që dyshohet se i kishte ndjekur në det. Videoja përfshinte pamjet e një mjeti konik, të ngjashëm me parzmoren, që supozohej se ishte marrë nga spiuni i kapur.

Kjo nuk është hera e parë që Hamasi pretendon përdorimin e delfinëve të stërvitur nga Izraeli. Në gusht 2015, BBC citoi një raport të Al-Quds që pretendonte se një delfin tjetër i kapur ishte kthyer në ‘vrasës’ nga forcat izraelite.