Vendosni fjalën kyçe....

Provon t’i shtypë me makinën luksoze, të rinjtë në Vlorë i vërsulen për ta goditur (Video)


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë ku një sherr mes të rinjve mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Në pamjet shihet që drejtuesi i një mjeti luksoz me ngjyrë të bardhë provon të shtypë dy të rinj të cilët më pas i vërsulen duke e goditur nga xhami i dritares, shkruan Shqiptarja.

Shkaku i përplasjes mes tyre nuk dihet ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar më pas nga vendi i ngjarjes.