Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehet ‘Zorro, por ndryshon gjininë


Një serial i ri për personazhin e njohur të kinematografisë ‘Zorro’ po vjen në rrjetin CW, i realizuar nga shkrimtari e regjisori Robert Rodriguez.

Shfaqja do të tregojë historinë e një vajze ‘latine’ që kërkon të marrë hak për vrasjen e babait të saj.

‘Zorro’ ka qenë në qarkullim për dekada, por për dekadën e fundit Hollywood-i nuk ka qenë në gjendje të realizojë një projekt që përfshin heroin e maskuar pasi disa prodhime janë fshirë për arsye të ndryshme. Por tani, sipas Deadline, Robert Rodriguez do drejtojë një serial që do ta çojë ‘Zorron’ në një ‘drejtim të ri’.

Ky mishërim i ri i serialit, i cili fillimisht u zhvillua për NBC, e sheh personazhin tradicionalisht mashkull të zëvendësuar nga një grua krenare latine, e cila dëshiron të hakmerret kundër atyre që i vranë të atin.

Etja e saj për gjak e bën atë të bashkohet me një shoqëri sekrete ku ajo pasqyron personazhin e jashtëligjshëm të ‘Zorros’.