Vendosni fjalën kyçe....

“Jam i hapur për çdo pyetje”- Presidenti Meta lajmëron një Konferencë për Mediet


Presidenti i vendit Ilir Meta ka njoftuar mbajtjen e një Konference për Mediet mesditën e kësaj të Premteje, lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Meta thotë se konferenca do të nisë në orën 12:30 në Presidencë dhe se ai do të jetë i hapur për çdo pyetje.

 “Të dashur miq!

Ju ftoj në ora 12.30 të më ndiqni live në konferencë për mediat nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

I hapur për çdo pyetje!”- shkruan Meta.